Ka kaq shumë lloje ballukesh sa mund të jetë e vështirë të përcaktoni se cilat janë ato që ju përshtaten në mënyrë perfekte me fytyrën
Fatmirësisht, ky s’do të jetë më problem, sepse më poshtë do të gjeni disa lloje ballukesh për forma të ndryshme të fytyrës:
Balluke “të harkuara”
Balluke të harkuara ose “gjysmë-hëna”. Qëllimi i tyre është të theksojnë tiparet e fytyrës suaj. Balluket anësore shtrihen në secilën anë të fytyrës, ndërsa qendra kalon pak mbi vetullat tuaja.
Balluket “bebe”
I popullarizuar për herë të parë nga balerina burlesque “Bettie Page” në vitet 1950. Kjo prerje është perfekte për format rrumbullake të fytyrës.
Balluket “Birkin”
Nëse keni një fytyrë në formë zemre ose ovale, merreni parasysh këtë prerje.
Balluket “curtain” (perde)
Ky është një nga modelet që duket mirë në çdo formë fytyre. Për më tepër gjatësia që kanë zakonisht, është një lëvizje e sigurt sepse edhe nëse nuk ju pëlqen rezultati, flokët do t’ju rriten më shpejt se me një prerje më të shkurtër ballukesh.
Balluket për flokë kaçurrela
Nëse keni flokë shumë kaçurrelë, sigurohuni të shkoni te një profesionist për balluket, pasi jo pak herë, ndodh që rezultati të jetë një balluke e shtrembër dhe e pakuptueshme.
Balluket e vogla
Si balluket “baby”, por shumë më të shkurtra. Një prerje e guximshme!
Balluket “Retro Pinup”
Një zgjedhje e mirë për gratë më flokë të hollë. Nëse ju pëlqen të ktheheni pas në kohë, pse jo.
Balluket të çrregullta
Një pamje e shkujdesur, por tërheqëse. Për periudhat kur doni të dukeni sikur s’keni bërë asnjë përpjekje për t’u dukur mirë, por thjesht dukeni gjithmonë bukur nga natyra.
Burimi: Pop Sugar