Damat me sy të gjelbër duhet të zgjedhin tone të gjelbra të errëta, ngjyrë livande, vjollce, ngjyrë kumbulle ose ngjyrë jargavani.
Ngjyra e arit dhe ajo e bakrit janë ideale për shndritjen e syve të gjelbër. Kur bëhet fjalë për lapsin për sy, duhet shmangur nuanca e zezë. Në vend të saj, zgjidhni ngjyrë kafe ose të hirit.
Këto ngjyra japin dukje më të butë. Zgjidhni maskarë me nuancë kafe, ashtu që fytyra të marrë dukje sa më të butë. /Telegrafi/