Uji në formë të djersës avullohet në sipërfaqe të lëkurës dhe në këtë mënyrë me vete lidh nxehtësinë nga rrethi dhe e ftoh organizmin. Mirëpo, aroma e pakëndshme është rrjedhojë e baktereve nën sqetull, por jo rrallë edhe rrjedhojë e ushqimit që e konsumojmë.
1. Është shumë i rëndësishëm largimi i qimeve nën sqetull, sepse në to vendosen bakteret.
2. Pas çdo larjeje, nën sqetull qitni dezodorans ose antiperspirant. Më të mirë janë ato pa alumin, sepse nuk i mbyllin poret dhe nuk e çrregullojnë punën e gjëndrave.
3. Kur të ndieni se ju është lagur sqetulla dhe nuk keni mundësi të laheni, fshijeni me një leckë të njomë antibakterore. Ndërkaq, kur të thahet sqetulla, vendosni sërish dezodorans.
4. Që në tesha të mos vërehet lagia nga djersët, nën sqetull vendosni vatë që thith djersën dhe që nuk vërehet nën tesha. /Telegrafi/