Nëse ëndërroni të keni ballkon, atëherë kjo zgjidhje do t’ju kënaqë plotësisht!
Shikoni se si nga dritarja bëhet ballkoni për vetëm disa sekonda…
Një kompani daneze e njohur për prodhimin e dritareve, ka ofruar zgjidhje për të gjithë ata të cilët nuk mund t’ia plotësojnë dëshirën vetes që të kenë ballkon.
Fjala është për dritaren e cila me dy veprime shndërrohet në mini-ballkon, transmeton Telegrafi.
Kur konstruksioni është i mbyllur, shfrytëzuesin e kënaq dritarja me sipërfaqe të madhe xhami që i siguron dritë të mjaftueshme.
Mirëpo, nëse e do ballkonin, më parë duhet që pjesën e sipërme të konstruksionit ta ngrejë për 45 shkallë.
Pastaj thjesht e nxjerr pjesën e poshtme të dritares e cila automatikisht përforcohet për mbajtëse.
Pra, vetëm disa sekonda nevojiten për shikim nga ballkoni.
https://www.youtube.com/watch?v=O-7d0akwEOQ
/Telegrafi/