Telegrafi

Zgjidhje e lehtë: Çfarë duhet të bëni kur çorapja e kuqe ngjyros rrobat e bardha?

Çorapja e kuqe apo kanotiera janë shkaktaret më të shpeshta të prishjes së ngjyrave të rrobave

Problemet e këtilla ndodhin për shkak që shumica e ngjyrave të zjarrta të rrobave lirojnë një pjesë të ngjyrës në temperatura të larta.

Kështu ndodh pothuajse me të gjitha rrobat e reja. Prandaj është mirë gjithmonë t’i lani veçmas rrobat me ngjyrë më të errët dhe veçmas ato me ngjyrë më të shndritshme, shkruan theworldnews, përcjell Telegrafi.

Çfarë mund të bëni?

Pra, kur t’ju ndodhë kjo gjë, më parë kontrolloni etiketën. Nëse në të shkruam që rrobën nuk bën ta zbardhni, anashkalojeni.

Ajo shenjë duket si trekëndësh me një X mbi të. Mirëpo, në shumicën e rasteve rrobat e bardha nga pambuku 100% e përballojnë këtë, sepse zakonisht fjala është për çarçafët, peshqirët dhe rrobat intime.

Njomni rrobat e ngjyrosura në ujë në të cilin duhet të shtoni pak zbardhues. Lërini të qëndrojnë 15 – 30 minuta.

Lani sërish në programin e shpejtë dhe aktivizoni shpëlarje të dyfishtë.

Nëse është fjala për rroba me ngjyrë të shndritshme të cilat nuk e përballojnë zbardhuesin – në larjen tjetër shtoni leckat për thithjen e ngjyrës.

Në pjesën e ndarë të kutisë së sodës qitni edhe lëngun për eliminimin e njollave dhe sërish lani rrobat si zakonisht. /Telegrafi/