Për çdo punë shtëpie dhe për çdo problem femrat kanë një zgjidhje të thjeshtë.
Hekurosja e këmishëve është një ndër punëve më të urryera shtëpiake, mirëpo nëse aplikoni këtë truk jashtëzakonisht të thjeshtë, më nuk do të detyroni veten t’i hekurosni!
E gjitha që ju nevojitet është makina për tharjen e rrobave dhe disa kube akulli. Futni në kazan të makinës, aktivizoni makinën në mënyrën e shpejtë të tharjes dhe lëreni të punojë pesë minuta. Pas pesë minutave nxirrni këmishët nga makina dhe rezultati do t’ju ngazëllejë.
Këmisha nuk do të ketë asnjë rrudhë të padëshiruar. Ndodh kështu sepse akulli shkrihet nga nxehtësia e ajrit në makinë, ndërsa avulli i cili krijohet hekuros rrudhat.
Ky truk, pos për këmishë, mund të aplikohet edhe për fanella, pantallona, fustane etj. Megjithatë nuk do të ketë sukses te rrobat e trasha dhe te materialet e forta, siç janë xhinset, të cilat, me gjithë përdorimin e kubeve të akullit, do të mbeten të rrudhura dhe do të detyroheni të përdorni hekurin. /Telegrafi/