Site icon Telegrafi

Zgjidhja mund të gjindet vetëm me vullnet të mirë dhe qasje miqësore

Ndërtimi i besimit të ndërsjellë dhe krijimi i marrëdhënieve të afërta miqësore si bazë për zgjidhjen e problemeve, Plani 3-6-9 që është i projektuar për zhbllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë, janë pjesë e temave të bisedimit në takimin e sotëm ndërmjet Zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe Ministrit për punë të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.

Zëvendëskryeministri Osmani tha se vendosja e agjendës evropiane si prioritet i shtetit është rezultat logjik i energjisë pozitive të liruar pas zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane, në takimin e sotëm zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësinë për përparimin e marrëdhënieve ndër fqinjësore ndërmjet dy shteteve dhe theksoi se ndërtimin e besimit nuk e sheh vetëm si nevojë për të qenë fqinj të mirë dhe miq, por edhe si përkushtim për gjetjen e zgjidhjes dhe anëtarësim në NATO, duke thënë “Nëse e ruajmë këtë moment, këtë energji të cilët të dy vendet e shprehën hapur në periudhën e fundit, jam i sigurtë se zgjidhje do të ketë”.

Qëndrim të ngjashëm për gjetjen e zgjidhjes ka edhe Ministri grek Kotzias, sipas të cilit më e rëndësishme është që thellë në vete të gjejnë vullnetin dhe dëshirën për të bërë një gjë të tillë, duke shtuar se ata japin përkrahjen e tyre për Maqedoninë, për stabilitetin dhe sigurinë e saj dhe përparimin në rrugën e integrimeve evropiane.

Greqia, siç kumtojnë nga MPJ greke, mbetet e përkushtuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke dhënë kontribut për konsolidimin e kulturës për kompromis dhe konsenzus me qëllim të stabilitetit vendor dhe rajonal./Telegrafi/

Exit mobile version