Telegrafi

Zgjidhja e shpejt e pamundur, për shkak të dallimeve Rusi-SHBA

Kissinger, një nga strategët kryesorë të politikës së jashtme amerikane, gjatë dy mandateve të presidentit, Richard Nickson, e ka quajtur Kosovën, “faktor irritues”, në marrëdhëniet ruso-amerikane.

Rusia e konsideron pozicionin e Perëndimit karshi statusit të ardhshëm të Kosovës si, tentim të një grupi të shteteve që t’ia imponojnë pavarësinë çdo shteti në botë, derisa SHBA-ja i qaset kësaj çështjeje nga pozicioni moral – duke e theksuar në plan të parë pretendimin e një populli për pavarësi, ka thënë Kissinger, njofton agjencia ruse, Itar-Tass.

"Kjo gjë e bën të pamundur zgjidhjen e kësaj çështjeje brenda periudhës së afërt kohore", ka deklaruar Kissinger, në forumin vjetor investues, “Rusia: Progresi dhe stabiliteti”.