Site icon Telegrafi

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Aeroportet në Romë, Venedik dhe Bolonjë, si dhe ato në rivierën franceze Nisë, kanë bërë të ditur se kanë themeluar kompaninë për ndërtimin e infrastrukturës për taksitë fluturuese, që do të duhej të mundësonin një transport më të mirë mes qyteteve dhe të shmang problemet e kaosit në trafik.

Kompania e re Urban Blue, i është bashkuar aeroporteve italiane Aeroporti di Roma, Aeroporto di Venecia, Aeroporto Gulelmo Markoni di Bolognia dhe aeroporti francez Aeroport de la Kot d’Azur, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, plani është që deri më 2024 të fillojnë të punojnë me taksitë fluturuese në Romë, Venedik dhe Nisë. Në kumtesën e tyre nuk janë bërë të ditur detajet financiare për këtë projekt.

Infrastruktura do të ndërtohet për tipe të veçanta të fluturakeve që fluturojnë në mënyrë vertikale, e më pas ua ndërrojnë drejtimin helikave në mënyrë horizontale dhe fluturojnë si aeroplanë.

Ato do të funksionojnë si taksi fluturues elektrik që klientëve do t’ju ofrojnë një mënyrë të re të udhëtimit, duke shmangur kaosin në trafik dhe një transport me më pak probleme. /Telegrafi/

Exit mobile version