Telegrafi

Zgjidhja e mahnitshme e kubeve të Rubikut (Video)

Të gjithë ata që nuk janë të aftë në zgjidhjen e enigmës së rubikonëve, do të kenë xhelozi ndaj këtij burri që e quan vetën RuboCubo.

Në një video të plasuar në YouTube, ai i kthen sipërfaqet e kubeve të Rubikut në një ngjyrë, vetëm duke i hedhur në ajër, transmeton Telegrafi.

Në komentet e shikuesve, thuhet se ai ka bërë intervenime teknike dhe se kjo nuk është e vërtetë.

Shikoni në videon e plasuar më poshtë, nëse ai vërtetë po e zgjidhë enigmën për 20 sekonda, apo e tëra është një mashtrim. /Telegrafi/