Site icon Telegrafi

Zgjidhja algjeriane për të ndalur kopjimet në provime pranuese

Autoritetet algjeriane kanë bllokuar përkohësisht qasjen në Facebook, Twitter dhe në faqet tjera të mediave sociale, për të provuar që t’i ndalojnë kopjimet në provimet online të shkollave të mesme, kanë njoftuar mediat shtetërore.

Me dhjetëra mijëra studentët të shkollave të mesme i janë rinënshtruar pjesërisht provimit pranues, pasi detaje të tij janë shpërndarë nëpër mediat sociale.

“Ndalesa ndaj mediave sociale është e drejtuar direkt ndaj provimeve pranuese që po ndodhin të dielën”, ka thënë një zyrtar shtetëror për agjencinë shtetërore të lajmeve APS, raporton Reuters.

“Kjo po bëhet për të mbrojtur studentët nga publikimi i zgjidhjeve të provimeve”, transmeton Koha.net.

Edhe qasja në internet përmes rrjetit 3G është ndërprerë të dielën.

Më herët gjatë këtij muaji, autoritetet kanë arrestuar disa persona, përfshirë edhe zyrtarë që punojnë në zyra kombëtare të edukimit, si pjesë e një hetimi se si ndodhi që disa pjesë të provimit kanë rrjedhë në media sociale.

Kujtojmë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vendin tonë gjatë Testit të Maturës dhe atij të Arritshmërisë, ku përgjigjet e testeve në fjalë ishin shpërndarë në masë të madhe kryesisht në Facebook.

Exit mobile version