Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot Abedin Azizi zëvendësdrejtor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU).
Ai u votua në Kuvendin e Kosovës me 65 vota nga 78 deputetë që sa ishin në sallë.
Ndërsa, kandidati tjetër, Gurakuq Kastrati mori 12 vota.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës sot ka vazhduar seanca e djeshme, ndonëse ishin paraparë edhe disa projektligje ato u hoqën nga rendi i ditës së sotme për shkak se kabineti qeveritar ndodhet në Shqipëri ku po zhvillohet mbledhje e dy qeverive. /Telegrafi/