Site icon Telegrafi

Zgjidhet problemi në FSSHRMV, do të fillojë pagesa e pushimit mjekësor dhe të lehonisë

Fondi për Sigurim Shëndetësor në RMV (FSSHRMV) njofton se pothuajse të gjitha modulet e tyre funksionojnë. Prej atje theksojnë se ekspertët e IT-së i finalizojnë proceset dhe funksionalitetet dhe me këtë filloi pagesa e pushimit mjekësor, pushimit të lehonisë dhe refundimeve të ndryshme.

“Të siguruarit pritet që gradualisht t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre gjatë ditës së nesërme dhe të mërkurën. Kjo nënkupton se menjëherë do të fillojë pagesa e pushimeve mjekësore që janë aplikuar deri me datë 05.02.2023. Të dhënat për pushimet mjekësore që janë dorëzuar pas kësaj date do të fillojnë të aplikohen në Njësitë Rajonale që edhe ata të hyjnë në sistemin për pagesë të rregullt”.

“Vijon edhe kthimi në funksion edhe i sistemit DRG (i cili është sistem për evidencën e shërbimeve spitalore) për të cilën opinioni në kohë do të njoftohet”, thuhet në njoftimin e FSSHRMV-së.

Ndryshe, punonjësit e shëndetësisë nuk kishin marrë pagat e muajit janar, pasi FRSHRM kishe pësuar sulm kibernetik dhe ishte jashtë funksionit. Gjithashtu nuk ishin paguar pushimet mjekësore dhe të lehonisë./Telegrafi/

Exit mobile version