Kreu i Ngrohtores Shkup veri, Kushtrim Ramadani u shprej se janë siguruar mjete financiare për blerjen e gazit për termocentralin Shkup veri në 10 ditët e ardhshme.
Në deklaratë për MIA, Ramdani u shpreh se pret që në periudhën e ardhshme do të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe të tejkalohet problemi me ngrohjen me parno.
“Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje e pranueshme e përbashkët. Ishim në një takim në Komisionin Rregullativ të Energjisë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga ESM”, tha Ramadani.
Kujtojmë se pa ngrohje kanë mbetur ambiseritë, çerdhet, shkollat, objektet shëndetësore në Çair, Butell dhe Fushë Tophane për faktin se nuk është nënshkruar kontrata për bashkëpunim ndërmjet Ngrohtores Shkup-veri dhe SHA ESM./Telegrafi/