Llogaria misterioze e Instagramit me fotografinë e një veze, që arriti të thyej rekordin e bukuroshes Kylie Jenner që kishte më së shumti pëlqime – ka zbuluar identitetin duke treguar edhe qëllimin e kësaj kampanje që ishte nisur.
Më 4 janar në llogarinë @world_record_egg në Instagram ishte shfaqur një fotografi e një veze, duke bërë kështu që për pak ditë të thyej rekordin e Jenner, ku autori i kësaj veze kishte shkruar përbri fotografisë së postuar: “Ta thyejmë rekordin së bashku dhe të fitojmë më së shumti pëlqime në Instagram. Të thyejmë rekordin aktual që e mban Kylie Jenner me 18 milionë”, transmeton Telegrafi.
Siç edhe ishte pritur, ky postim fitoi edhe aktualisht numëron mbi 52 milionë pëlqime dhe mbi 10 mijë ndjekës ka llogaria. Megjithatë edhe pse fotografia e parë e vezës kishte ngjyrë tjetër, në postimin e dytë fotografia kishte një të qarë në dhe pa mbishkrim. Ndërkaq në dy postimet tjera më 22 dhe 29 janar, veza kishte më shumë të qara. Kurse më 1 shkurt llogaria ka bërë një njoftim: Zbuloi identitetin e ideatorit të kësaj veze.
We’d like to thank #TalkingEgg for shining a limelight on #mentalhealth tonight with an important message. Not everyone chooses to #fightintheopen for mental health, but you did for the 1 in 5 Americans living with a mental health condition. Thank you, #EggGang! 💚🥚 pic.twitter.com/9KPlXG5re4
— Mental Health America (@MentalHealthAm) February 4, 2019
Në fotografinë e vezës që ka të qara thuhej: “Pritjes i ka ardhur fundi”. Gjithçka ishte paralajmëruar se do të zbulohet pas ndeshjes më të madhe sportive në SHBA – Super Bowl. Ky postim vetëm sa i bëri më kurioz shumë njerëz që me çdo kusht dëshironin të dinin identitetin e vezës misterioze. Dhe gjithçka u konfirmuar sa i përket postimit misterioz, duke pranuar se veza ka lidhje me kampanjën sensibilizuese sa i përket shëndetit mendor.
“Nëse hezitoni apo keni problem të flisni me dikë, atëherë në episodin e fundit të gjithë mund t’i drejtohen mentalhelarthamerica.net”, thuhej në një postim.
Me një fjalë kjo llogari i përket Shëndeti Mendor në SHBA, organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 1909, që është e dedikuar “t’i adresojë nevojat e atyre që kanë probleme me sëmundje mendore në SHBA. Kjo organizatë aktualisht ka mbi 200 filiale në 41 shtete. /Telegrafi/