Misteri i mbi 20 pakova që kanë “zbarkuar” në plazh tek stacioni hapësinor Cape Canaveral në Florida, më në fund është zgjidhur.
Doli të jetë fjala për 27 kilogramë kokainë që kontrabandistët e kanë humbur. E zyrtarja kompetente për jetën e egër që kujdesej për breshkat e asaj zone, kishte vërejtur një pako të fortë në plastikë duke qëndruar në rërën e plazhit, transmeton Telegrafi.
Ajo menjëherë kishte informuar sigurimin e stacionit hapësinor, që e njoftoi njësinë kundër narkotikëve që konstatuan që në pako gjendej kokainë në vlerë prej rreth një milion dollarë.
“Derisa i prisja për të ardhur, shkova pak më larg dhe vërejta edhe një pako tjetër – më pas edhe një tjetër”, ka thënë Angie Chambers.
“I telefonova dhe u propozova që të vijnë me veturë për terrene malore, pasi numërova 18 pako”, ka shtuar ajo.
Ekipi menjëherë mbylli plazhin dhe gjetën 24 pako, që pas matjes është dërguar në depotë për ruajtjen e provave.
Pakot me kokainë në brigje nuk janë pamje të pazakonta në Florida, që shërben si “qendër distribuomi” i drogës në SHBA që mbërrin nga Afrika e Jugut. /Telegrafi/