Site icon Telegrafi

Zgjidhet miss ferexheja

Aya, 18-vjeçare, e veshur me rroba tradicionale, është zgjedhur fituese e kurorës “Mbretëresha e moralit të bukur”, në mesin e 274 konkurrentëve të tjera, po ashtu të veshura me ferexhenë muslimane.

Fituesja e garës dhe dy përcjellëset e saj kanë kaluar një mori testesh për devotshmëri ndaj familjes dhe shoqërisë. Testimi ka zgjatur plot tre muaj – ndërsa ka përfshirë edhe teste psikologjike.

Aya, e cila dëshiron të merret me mjekësi – ka fituar një shpërblim prej 5.000 rialë (930 euro), një qafore margaritari dhe një tjetër diamanti, një orë dore të dekoruar me diamante si dhe një biletë aeroplani drejt Malajzisë.

Në Arabinë Saudite, ku gratë duhet të jenë të mbuluara kur dalin në publik, nuk ekzistojnë garat e bukurisë ku matet vetëm pamja e jashtme fizike.

Exit mobile version