Telegrafi

Zgjidhet kryetarja e parë femër e partisë opozitare në Japoni

Partia kryesore opozitare e Japonisë ka zgjedhur kryetaren e saj të parë grua.

Renho Murata tani do të përballet me detyrën e një opozite që shihet gjerësisht si rrëmujë dhe nuk mund të marrë bindshëm pushtetin që Partia konservatore Liberal Demokratike ka mbajtur për 61 vite.

“Unë premtoj se do të marrë përgjegjësi të plotë dhe do të udhëheq rindërtimin e partisë sonë në atë mënyrë që populli do të jetë i sigurt për ta zgjedhur”, tha ajo, transmeton KosovaPress.

Murata, në Japoni është e njohur vetëm me emrin e saj të parë, Renho.