Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën u mbajtën dhe zgjedhjet, sipas statutit, për dy anëtarë të Bordit Drejtues si edhe Kryetarit dhe nën Kryetarit të ri, shkruan Telegrafi.
Anëtarët e zgjedhur janë Maltin Korkuti dhe Adela Leka.
Asambleja votoi gjithashtu edhe për zgjedhjen e Silvio Pedrazzi si Kryetar të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Adela Leka si nënkryetare të saj. /Telegrafi/