Site icon Telegrafi

Zgjidhet Kryesia e re e PDK-së, Krasniqi: Rikthimi i partisë fillon sot

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re, pas Konventës së Dhjetë zgjedhore në të cilën Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i partisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një konferencë për media tha se me shumicë votash është votuar propozimi i tij për Kryesinë e re, transmeton Telegrafi.

“Me shumicën dërmuese të votave është votuar kryesia e re e PDK-së. Jam falënderues, kishte diskutime dhe debat të gjatë. Shpreh bindjen se kemi një ekip të jashtëzakonshëm me të cilin të vazhdojmë betejën politike”, deklaroi ai.

Krasniqi falënderoi të gjithë ata që i janë bashkuar PDK-së.

“Jam i nderur për të gjithë njerëzit që kanë pranuar t’i bashkohen PDK-së, në këtë kohë. Rikthimi i PDK-së fillon sot, kam ekip që i besoj, dhe do të arrijmë objektivat për vizionet që kam shpërfaqur”, tha ai.

PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.

Sekretar i përgjithshëm i PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli.

Ndërsa, emrat e rinj të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj.

Përbërja e Kryesisë së re të PDK-së:

Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi. /Telegrafi/

Exit mobile version