Telegrafi

Zgjedhet kompania që do ta bëjë planin ideor të Boreas (Video)

Komuna e Pejës ka zgjedhur fituesin e planit ideor për projektin e ndërtimit të qendrës turistike Borea në Pejë.

Në një njoftim është bërë e ditur se planin ideor për Borean e ka fituar konsorciumi “Dea Studio” (AL) dhe “Vizion Project” (KS), shkruan Telegrafi.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që konkursi për arkitekt është përmbyllur me sukses. Falënderojmë për bashkëpunimin në përzgjedhjen e fituesit Komunën e Pejës dhe Kryetarin e saj. Njëkohësisht një falënderim të madh për Drejtorinë e Urbanizmit e cila miratoi Planin Ideor. Fituesi i konkursit është shpallur Konsorciumi “Dea Studio” (AL) dhe “Vizion Project” (KS). Urojmë që të kemi bashkëpunim te mirëfilltë me fituesin në këtë projekt të madh për turizmin në tërë rajonin e Dukagjinit dhe mbarë Kosovën, është thënë në njoftimin për media të dërguar nga resorti turistik Borea. /Telegrafi/