Site icon Telegrafi

Zgjidheni krupën gjatë udhëtimeve në pesë veprime: Me këto truqe, çdo herë do t’ju jetë më e lehtë!

Secili prej nesh së paku një herë në jetë është përballur me krupën e rëndë gjatë udhëtimeve, të cilat kanë përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme – me vjellje

Ekspertët kanë prezantuar listën prej pesë mënyrave se si mund të shmangni këtë ndjenjë të pakëndshme gjatë udhëtimit me aeroplan, autobus apo veturë, transmeton Telegrafi.

Shmangni shkaktarët

Mos udhëtoni me aeroplanë të vegjël të cilët kanë turbulenca më të mëdha se aeroplanët e mëdhenj. Nëse jeni në anije, qëndroni në mes, ku ka më pak luhatje. Në veturë dhe autobus vendi më i keq është ulësja e fundit.

Fokusimi në ambientin e jashtëm

Sqarimi më i mirë për krupën gjatë vozitjes fshihet në të ashtuquajturën teorinë sensorike të konflikteve, të cilat e reduktojnë në mospërputhje midis asaj që shohin sytë tuaj dhe informacioneve mbi lëvizjet të cilat depërtojnë deri te veshi juaj.

Nëse shikimin tuaj e drejtoni nga dritaret dhe ambienti i jashtëm, mund t’ju ndihmojë. Pra, mos lexoni as shikoni në telefon. Përpiquni të mbani kokën shumicën e kohës të kthyer nga ambienti i jashtëm.

Kujdes me ilaçet

Ilaçet të cilat shiten pa receta, më së shpeshti antihistamikët, mund të jenë të dobishme për trajtimin e simptomave të lidhura me gjendje të ndryshme alergjike, mirëpo mund të çojnë në mjegullimin e shikimit dhe në përgjumje, gjë që nuk është mirë nëse duhet të drejtoni veturën.

Frymëmarrja e kontrolluar është pothuajse dyfish më efikase se ilaçet. Refleksi i vjelljes përjashton impulsin respirator, andaj nëse përqendroheni në frymëmarrje, mund të pengojë vjelljen.

Ushtroni që frymëmarrja juaj të jetë e balancuar

Të mësuarit në udhëtime të gjata. Gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë tregim bazohet në të përshtaturit.

Më parë shkoni në udhëtime të shkurtra dhe drejtoni veturën deri në atë moment kur filloni të ndieni krupën, pastaj ndaluni dhe pushoni. Pastaj filloni udhëtime gjithnjë e më të gjata në mënyrë që të lëvizni kufijtë vetjakë të qëndrueshmërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version