Site icon Telegrafi

Zgjidhen pesëshet startuese për ndeshjen All Star, LeBron James dhe Antetokounmpo kapitenë të ekipeve

Ka përfunduar votimi i tifozëve për skuadrat All-Star të NBA dhe dihet se cilët dhjetë lojtarë do ta nisin ndeshjen e 18 shkurtit në Indianapolis.

Këtë vit është rikthyer ndarja e skuadrave në Konferencën Lindore dhe Perëndimore dhe kapitenët nuk do të zgjedhin shokët e tyre, siç ishte në vitet e fundit.

LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo kanë marrë më shumë vota dhe do të jenë kapitenët e ekipeve të Perëndimit dhe Lindjes.

Në ekipin e perëndimit pesëshja titullare do të jetë: LeBron James (Los Angeles Lakers), Shai Gilgeous-Alexander (Oklahoma City Thunder), Luka Doncic (Dalla Mavericks), Kevin Durant (Phoenix Suns) dhe Nikola Jokic (Denver Nuggets).

Në anën tjetër, në ekipin e lindjes një vend në pesëshe e kanë fituar: Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks),Tyrese Haliburton (Indiana Pacers), Damian Lillard (Milwaukee Bucks), Jayson Tatum (Boston Celtics) dhe Joel Embiid (Phialdelphia Sixers).

14 basketbollistët e mbetur që do ta nisin ndeshjen nga bankina do të përzgjidhen nga trajnerët e të gjitha skuadrave të NBA më 1 shkurt.

Në rast të pushimit nga puna për shkak të lëndimit, komisioneri i NBA, Adam Silver do të caktojë një lojtar zëvendësues.

LeBron James bën histori në NBA me 20 përzgjedhje në All Star

Basketbollisti i Los Angeles Lakers bëri historinë e NBA-së duke u përzgjedhur për herë të 20-të dhe duke ia kaluar legjendës Kareem Abdul-Jabbar si lojtari me më shumë përzgjedhje për ndeshjet All Star. /Telegrafi/

Exit mobile version