Site icon Telegrafi

Zgjidhen edhe zëvendësministrat e ri të qeverisë teknike

Kuvendi i Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i zgjodhi zëvendësministrat dhe zëvendësministrat shtesë në qeverinë teknike. Prej tyre, dy janë nga LSDM dhe tre janë nga OBRM-PDUKM.

Sllavjanka Petrovska është në MPB, Sanela Shkrijejl në MPPS, Cvetan Trupunovski nga Ministrinë e Bujqësisë, Gordana Dimitrieska Koçoska në MF dhe Nevenka Stamenkovska Stojanovski në MSHIA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme ‘për’ votuan 97 deputetë pa pasur kundër dhe pa të përmbajtur.

Ndryshe, Qeveria e re teknike do të zgjasë deri sa të mbahen zgjedhjet e parakohshme kuvendare të 12 prillit ndërsa në krye të kësaj qeveria do të udhëheqë ish-ministri i MPB-së dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version