Telegrafi

Zgjidhen dy nënkryetarë nga radhët e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe Bekim Arifi nga komunitetet jo shumicë janë zgjedhur nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa me 107 vota për dhe tre kundër janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë tjera të cilët janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.

Ndryshe, kryetar i kuvendit të Kosovës me 69 vota për dhe 33 kundër është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Të pranishëm në sallë ishin 113 deputetë. /Telegrafi/