Telegrafi

Zgjidhen anëtarët e rregullt dhe me korrespondencë të ASHAK

Në Seksionin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë u zgjodhën: Sabri Hamiti dhe Mehmet Kraja; në Seksionin e Shkencave Shoqërore – Pajazit Nushin; në Seksionin e Shkencave të Natyrës – Latif Susurin; në Seksionin e Arteve – Engjëll Berishën dhe Tahir Emrën.

Ndërkaq anëtarë korrespondentë: në Seksionin e Shkencave Shoqërore – Isa Mustafën; në Seksionin e Shkencave të Natyrës – Fejzullah Krasniqin dhe Jusuf Krasniqin.

Njëherësh Kuvendi i Akademisë zgjodhi anëtarë të jashtëm: nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë Francesco Altimarin; nga Seksioni i Shkencave Shoqërore Muhamet Mufakun, Emin Rizën. /qik/