Komisioni vlerësues i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me qeverinë britanike kanë intervistuar dhe përzgjedhur anëtarët e bordit të drejtorëve për ndërmarrjen ”Prishtina Parking”.
Sipas një njoftimi të Komunës, anëtarë të bordit të drejtorëve janë zgjedhur Vjollca Duriqi-Hajdari, Muhamet Krasniqi, Mahir Blaku dhe Naser Krasniqi, ndërsa mandati i tyre është tre vjet bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.
Ndërmarrja “Prishtina Parking”, merret me zgjidhjen e problemeve të parkingjeve në kryeqytet. /Telegrafi/