Site icon Telegrafi

Zgjeroni xhinset që ju bien të vogla me këtë truk: Videoja që tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve

Nuk do të jeni të detyruara t’i hidhni xhinset që ju bien të vogla

Nëse xhinset ju bien të vogla, sepse keni shtuar disa kilogramë, mos u dëshpëroni. Nuk keni pse t’i hidhni ato. Ekziston një zgjidhje që do t’ju ndihmojë të vazhdoni të vishni xhinset tuaja të preferuara.

Ndodh shpesh që nuk mund t’i vishni mu ato xhinse që i doni më shumë. Në atë rast, nuk keni pse t’i kërkoni një palë xhinse të ngjashme që zakonisht do të përfundoni me dështim.

Nuk keni nevojë të mbani një dietë rigoroze, e vetmja gjë që do t’ju duhet është pak kohë, transmeton Telegrafi.

Tiktokerja Lili Shonet (Bug318_) ka ndarë me përdoruesit e këtij rrjeti social një truk se si zgjerohen xhinset që ia ka zbuluar gjyshja.

@bug318_ GUYS THIS IS HUGE !!!! #sustainablefashion #sustainable 

Videoja ka 4.7 milionë shikime dhe shumica e kanë provuar dhe janë bindur për suksesin e këtij truku.

Duhet të vishni xhinse dhe të bëni dush në banjë. Më vonë, bëni një shëtitje të shkurtër nëpër shtëpi për t’i përhapur më tej dhe prisni që të thahen në ajër.

E vetmja pengesë e këtij truku është se do t’ju duhet të kaloni pak kohë me xhins të lagur, por duke qenë se do t’i ktheni xhinset tuaja dhe do t’i kurseni vetes kohë dhe para, do ta pranoni se ia vlen. /Telegrafi/

Exit mobile version