Kirill Tereshin nga Rusia, i ka rritur artificialisht muskujt e duarve në masë shumë të madhe, ndërsa tani rrezikon t’i shkëputen dhe të bien.
Për një kohë të gjatë, 21-vjeçari kishte injektuar një masë të përgatitur në shtëpi, që ia zmadhonte bicepsin, duke e bërë të duket shumë i zhvilluar, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ditët e lavdisë kaluan shpejtë, pasi ai ka dhembje, mungesë fuqie dhe mund t’i paralizohen duart.
“Përbërja që injektoi qëndron në trup deri në pesë vite. Po bëjmë përpjekje të mëdha, por është e vështirë ta shërojmë”, ka thënë mjekja, që ka shmangur mundësinë e amputimit.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon të riun me muskujt e deformuar që po i nxjerrin shumë telashe. /Telegrafi/
https://youtu.be/4SbZtpPUEx8