Telegrafi

Zgjerohet zona Schenghen

Këto festime pasojnë hapin e BE-së për të hequr kontrollet kufitare me nëntë vende të reja anëtare – Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovenia, Sllovakia dhe Malta.

Pikat kufitare po prishen – nga Goerlitzi, një qytet i ndarë në dysh nga kufiri gjermano-polak në kufirin e Sllovenisë me Italinë në detin Adriatik.

Për miliona vetë që nën regjimet komuniste në përgjithësi ndaloheshin që të udhëtonin jashtë, kjo është ulja e fundit e Perdes së Hekurt.

Kancelari i Austrisë dhe kryeministri sllovak i filluan festimet duke sharruar një barrierë kufitare dhe në 48 orët e ardhshme udhëheqësit e BE-së do t’i bien kryq e tërthor Evropës lindore duke hapur në mënyrë simbolike kufij tokësorë e detarë.

Kontrollet e pasaportave nëpër aeroporte do të hiqen duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm.

Masat e sigurisë janë përforcuar në kufijtë e rinj të BE-së me ish-Bashkimin Sovjetik dhe ish-Jugosllavinë, por shumë vetë kanë frikë se emigrantët ilegalë dhe krimi i organizuar do të kenë tani dorë të lirë nga vendet Baltike në kanalin e La Manshit.

Rajoni pa kufij i Schengenit, që u krijua mbi 20 vjet më parë në fshatin e Luksemburgut me të njëjtin emër, tani përfshin 24 vende, 400 milion banorë dhe një rajon prej 3.6 milion kilometrash katrorë.

Britania dhe Irlanda i ruajnë ende kontrollet e tyre kufitare, por Islanda dhe Norvegjia janë tashmë pjesë e marrëveshjes së Schengenit, ndërsa Qiproja, Zvicra, Rumania dhe Bullgaria përgatiten të futen në pak vitet e ardhshme. /bbc/