Telegrafi

Zgjerohet tutje McDonald

Këtë sot e lajmëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë Xhejms Skiner, i cili shtoi se me 45 restorantet e reja, McDonald`s do të ketë gjithsej 290 restorante në Rusi.

“Zgjodhëm Rusinë meqë shitja shkon mirë, ndërsa edhe Rusia është njëra prej vendeve kryesore për investime të reja në vitin 2010”, u deklaroi Skiner mediumeve perëndimore.

Përndryshe, restoranti i parë i McDonald`s-it në Rusi është hapur më 31 janar të vitit 1990 në Moskë në sheshin “Pushkin”.

Selia e kompanisë McDonald`s gjendet në shtetin federal amerikan Ilinois. Kjo kompani për ushqim të shpejtë në kuartalin e fundit të vitit 2009 fitoi 1,2 miliardë dollarë, që është për 23 për qind më shumë sesa në vitin paraprak.