Site icon Telegrafi

Zgjerohet sipërfaqja e ishullit La Palma në Spanjë, pasi lava e vullkanit derdhet në det

Sipërfaqja e ishullit La Palma në Spanjë po zgjerohet pasi llava e një vullkani që shpërtheu 11 ditë më parë, ka arritur në det.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Copernicus, programi i vëzhgimit të Tokës i Bashkimit Evropian, tha të enjten se imazhet e tij satelitore tregonin një ‘gjuhë’ të shkëmbit të shkrirë në formë D të ndërtuar në bregun perëndimor të ishullit të matur 338 hektarë deri në fund të së mërkurës.

Llava ka udhëtuar rreth gjashtë kilometra dhe ka arritur në det të martën në mbrëmje.

Takimi midis lavës dhe detit nuk prodhoi shpërthime të materialit vullkanit, siç lindi frika, por prodhoi gaze potencialisht toksike.

Për të shmangur helmimin, qeveria lokale e ishullit kërkoi nga banorët e disa rretheve të Tazacorte, bashkia ku lava derdhej në det, të izoloheshin në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version