Telegrafi

Zgjerohet lista pozitive e ilaçeve, ky përditësim erdhi pas dhjetë viteve

Nga e hëna qytetarët do të munden falas të marrin medikamente që tani janë vendosur në listën pozitive. Ky është përditësimi i parë i listës pas dhjetë vjetëve. Në të janë shtuar ilaçe për shtypjen e lartë të gjakut, për sëmundje të zemrës , anti-agregatë, ilaçe për trajtimin e depresionit dhe demencës.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, dukshëm do të ulet përqindja e pacientëve që në mënyrë private paguanin ilaçe. Ai garanton se çdo tre apo katër muaj do të ketë plotësim të listës me një deri në tre ilaçe.

“Ky është revolucion i problemeve që nuk janë zgjidhur më shumë se dhjetë vjet. Lista e fundit pozitive është nga viti 2009, ndërsa në vitin 2014, vetëm një ilaç është shtuar, ndërsa tani kemi 9 ilaçe për 50 ditë. Shpresoj se menjëherë pas Vitit të Ri do të kemi përsëri zgjerim të listës”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.