Site icon Telegrafi

Zgjerohet lista e Chelseat: Tani blutë i duan tre lojtarë të Man Cityt

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, do t’i kërkojë Manchester Cityt tre lojtarë, përfshirë Raheem Sterlingun.

Anësori është objektivi kryesor i Boehlyt gjatë verës, me pronarin e ri të Bluve duke hapur bisedimet zyrtare me Cityn për anëtarin e tyre të hënën.

Dhe Daily Mail thotë se ai gjithashtu planifikon të kërkojë Oleksandr Zinchenkon dhe Nathan Aken nga kampionët.

Lexo po ashtu Jo vetëm Sterling, Chelsea projekton transferimin edhe një tjetër ylli të Cityt

Ake është një ish- lojtar i Chelseat dhe Blutë po synojnë si holandezin ashtu edhe mbrojtësin ukrainas, pasi duhet të rindërtojnë katërshen e tyre.

Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë larguar, me Cesar Azpilicuetan dhe Marcos Alonson gjithashtu të etur për t’u larguar.

Boehly dhe trajneri Thomas Tuchel kanë diskutuar mundësinë e nënshkrimit të treshes, megjithëse mund të rezultojë e vështirë për të bindur skuadrën e Pep Guardiolës për të forcuar një nga kundërshtarët e tyre duke lejuar që të tre të bëjnë kërcimin në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Exit mobile version