Site icon Telegrafi

Zgjerohet “Heathrow”, aeroporti britanik do të bëhet më i madhi në botë

Një shekull pas fillesave modeste si një aerodrom i thjeshtë në një fshat në perëndim të Londrës, Heathrow mund të transformohet në aeroportin më të madh të botës pas një vendimi kontrovers të ligjvënësve britanike të cilët kanë aprovuar ndërtimin e një piste të tretë të tij.

Debate mbi zgjerimin ose jo të kapacitetit të trafikut ajror në vend ka zgjatur me dekada të tëra. Propozimi aktual bën që Heathrow të kapërcejë nga gati 80 milionë në 110 milionë pasagjerë në vit deri në 2030-tën.

Në nivel statistikash, kjo do të thotë aeroporti më i madh i globit përsa i takon trafikut. Përveçse do t’i ndryshojë statusin dhe do t’ua lehtësojë vizitorëve udhëtimin në Britaninë e Madhe, shpresat janë që Heathrow të arrijë të balancojë edhe efektet negative ekonomike që mund të ketë shkëputja e vendit nga Bashkimi Europian.

Ndaj ekspansionit të tij megjithatë ka pasur rezistencë të madhe e ajo pritet të vazhdojë edhe pas votimit në Parlament. Grupet e presionit kanë këmbëngulur me kohë që rritja e përmasave të aeroportit në një zonë të tej popullor mund të ketë impakte negative mbi personat që jetojnë atje e mund ta dëmtojë mjedisin në mënyrë të pakthyeshme.

Me qindra banesa do të shkatërrohen për të lehtësuar këtë ekspansion. /tch/

Exit mobile version