Site icon Telegrafi

Zgjerimi i rrugës po rrezikon shembjen e shtëpisë (Video)

Si pasoj e zgjerimit të magjistrales Prishtinë-Pejë në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, një qytetari po i rrezikohet çdo ditë e më shumë jeta bashkë me familjen e tij.

Tafil Gashit ka filluar t’i shembet oborri i shtëpisë, dhe kjo, sipas tij, ka ardhur si rezultat i keq-ndërtimit të kësaj rruge.

Ai thotë se është mjaft i shqetësuar për rrezikun që po i kanoset familjes së tij, për çka thotë se nuk ka lënë derë pa trokitur në kërkim të një zgjidhje para se të ndodhë më e keqja.

Tafil Gashi thotë se ankesat e tij i ka dorëzuar disa herë tash e dy vjet, mirëpo kurrë nuk ka marrë përgjigje serioze.

“Përveç shembjes, që po vërehet edhe këtu, se po rrezikon me u shemb edhe shtëpia, probleme të tjera janë edhe trotuari për nxënës të shkollës, na e kanë blloku edhe tokën bujqësore andej. Me mjete bujqësore duhet të bëjmë afër dy kilometra për të ardhur në vend për të punuar tokën. Problemi më i madh këtu është shembja që po bëhet çdo ditë, po rrezi kohet shtëpia dhe fëmijët. Ankesat i kemi pasur të vazhdueshme që prej fillimit, afërsisht që dy vite përveç mbrojtjes që e kanë qitë poshtë tjetër realizim nuk kemi pasur, përveç premtimeve, do ta rregullojmë një tender, një ofertues, por gjendja është kjo, e njëjtë”, tha Gashi.

Ai tregon se në fillim të punimeve rruga ka qenë mbi 10 metra larg shtëpisë, ndërsa tani kanë mbetur shumë më pak metra deri tek shtëpia.

Gashi tha se disa herë e kanë bllokuar rrugën sepse ndryshe nuk ua gjenin zgjidhjen, por edhe atëherë, vinin organet e drejtësisë, njoftoheshin për rastin dhe më nuk i shihnim.

“Si e patë edhe ju rruga çdo ditë e më shumë po shembet, veç edhe pak metra kanë mbetur me u ofruar tek shtëpia, me e rreziku edhe shtëpinë. Përveç shtëpisë, po rrezikohen edhe fëmijët të cilët luajnë afër këtu. Kur kanë filluar punimet ka qenë 10 metra rruga më a ndej, tash po shihet që për vetëm pak metra është ofruar shembja e kësaj rruge. Ne i kemi blloku punimet, punë-kryesi i ka ftuar organet policore edhe ata nga ministria, janë në dijeni të gjithë, kemi grumbulluar edhe peticion për një nënkalim, i kemi dorëzuar në ministri dy herë. Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje por të zgjidhur këtë problem”, tha Gashi.

Aktualisht ka disa muaj që punimet janë ndërprerë dhe rruga ka mbetur gjysmë e asfaltuar. /Telegrafi/

Exit mobile version