Site icon Telegrafi

Lekaj: Zgjerimi i rrugës në hyrje të Prishtinës do të përfundojë brena 55 ditëve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës, të cilat kanë nisur sot do të përfundojnë brenda 55 ditëve.

Ai ka thënë se vlera e kësaj rruge të gjatë rreth 600 metra do të kushtojë 800 mijë euro.

Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kompania kontraktuese për këtë rrugë do të ketë mbikëqyrje të rreptë si në kualitet poashtu edhe në dinamikë të ndërtimit, respektivisht zbatimit të kontratës.

Postimi i plotë i Lekajt:

“Sot filluan punimet për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2 segmenti në hyrje të qytetit të Prishtinës.

Ky segment i parë i punimeve është i gjatë rreth 600 metra, brenda tij do të përfshihen të gjitha investimet mbi dhe nëntokësore (rrjeti i ujësjellësit, ai i ujërave të zeza, atyre atmosferike, zhvendosja e rrjetit kabllor energjetik e postar, etj) duke mos lënë anash edhe ndriçimin dhe sinjalizimin modern i cili do t’i jep pamje krejt të re kësaj pjese, e cila do të lidhet me qarkoren e kryeqytetit tonë, Prishtinës.

Kjo rrugë do ti ketë katër shirita duke përfshirë dhe ata emergjent, në fund të kësaj pjese do të ketë një rrethrrotullim që të jep mundësi me vazhdu për në Gjilan dhe për të Pallati i Drejtësisë.

Vlera e kësaj kontrate është rreth 800 mijë euro, kompania i ka në dispozicion 55 dite punë dhe do të ketë mbikëqyrje të rreptë si në kualitet poashtu edhe në dinamikë të ndërtimit, respektivisht zbatimit të kontratës”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Exit mobile version