Telegrafi

Zgjerimi i venave mund të pengohet!

Edhe pse me masa preventive nuk mund të eliminohen të gjithë shkaktarët kryesorë të cilët shkaktojnë këtë sëmundje, si p.sh. te predispozitat gjenetike megjithatë mund të ndikohet – qoftë me pengimin, zbutjen e pasojave, ndërprerjen apo ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes.

Masat preventive:

Më shumë ecje

Ecja është shumë e rëndësishme. Aktiviteti fizik është mënyra më e thjeshtë me të cilin nxitet qarkullimi i gjakut drejt zemrës dhe eliminon rrezikun e ndërprerjes së gjakut.

Çorapet elastike

Bartja e çorapeve elastike shërben si masë preventive, por edhe si terapi për venat e zgjeruara, në rastet kur intervenimi kirurgjik nuk është i domosdoshëm.

Ushqim të mjaftueshëm penjëzorë

Edhe ushqimi është shumë me rëndësi në preventivën e venave të zgjeruara. Ushqimi që tretet lehtë dhe i shëndoshë ndihmon në shmangien e peshës së tepërt, e cila është shkaktare e shpeshtë e zgjerimit të venave. Pra, është me rëndësi, që të kufizohet futja e sheqerit dhe e yndyrës në organizëm (posaçërisht me prejardhje shtazore) dhe ushqimin e përditshëm duhet pasuruar me ushqim penjëzor i cili ndihmon tretjen.

Barnat natyrale

Kundër ënjtjes së këmbëve mund të ndihmojnë disa bimë: gështenjat e egra, boronica, hardhia e rrushit të kuq, e disa bimë të tjera. Ekzistojnë të dhëna që përbërësit e atyre bimëve forcojnë muret e enëve të gjakut dhe të kapilarëve.

Shmanguni dushit me ujë të nxehtë

Nxehtësia e madhe është armik i venave: shmanguni dushit me ujë të nxehtë. Uji gjithmonë duhet të jetë i vakët, assesi i nxehtë. Do të ishte mirë që pas dushit një kohë të shkurtër këmbët t’i lani me ujë të ftohtë, duke u bërë masazh nga poshtë – lart, nga nyja e këmbës në drejtim të kërdhokullave. /Telegrafi/