Telegrafi

Zgjerimi i kapilarëve në fytyrë

Shkak i zgjerimit të tij munden me qenë: rënia e temperaturës në mënyrë të vrullshme, p.sh. dalja nga dhoma e nxehtë në ambient të ftohtë me erë dhe ajër të ftohtë, rrezatimi i zgjatur në diell, masazhi i fytyrës i sforcuar.

Shkaktarë të brendshëm janë: pengim në qarkullim, tensioni i lartë dhe faktorët shëndetësorë të tjerë. Shërimi i ndërrimeve të tilla bëhet me anë të rrezitjes me rreze ultraviolete në fazën e hershme, derisa mjeku i shëron me elektrokuagulim dhe elektrolizë. Propozohet t’ i ikni pirjes së çajit të nxehtë, kafes, alkoolit, ushqimeve me shumë mëlmesa, veprimeve gjatë masazhit kujdes, ndërrimi i fashave të nxehta dhe të ftohta.

Mbrojeni fytyrën nga era e ftohtë, pastrojeni me qumësht kozmetik i cili ka përbërës të portokallit ose bademi, ikni kremrave hormonale, losioneve me alkool. /Telegrafi/