Telegrafi

Zgjedhjet vendore në Shqipëri, KQZ vendos votim dhe numërim elektronik në tre bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme që në zgjedhjet vendore të 14 majit të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në bashkitë e Vorës, Kamzës dhe Elbasanit.

Projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik u zbatua për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në një zonë votimi në kryeqytet dhe në zgjedhjet e pjesshme në 6 mars të vitit që shkoi në bashkinë Vorë.

Gjatë mbledhjes u bë me dije se KQZ kërkoi shtrirjen e projektit pilot në 6 bashki, fondi për të cilat shkonte mbi 3 miliardë lekë.

Por fondi i dhënë nga Këshilli i Ministrave është 800 milionë lekë, që janë të mjaftueshme për ta zbatuar këtë projekt në vetëm 3 bashki. /Telegrafi/