Telegrafi

Zgjedhjet vendore në Shqipëri, ambasadorja Kim pyet kandidatët: Nëse mbështeteni nga një non-grata, çfarë po u premtoni votuesve?

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim i ka drejtuar sot një pyetje kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme vendore rreth marrëdhënies së tyre me votuesit.

Në një postim në Twitter, Kim ka pyetur kandidatë se çfarë po i premtojnë votuesve saktësisht, nëse mbështeten nga dikush që është i përcaktuar publikisht nga SHBA për korrupsion madhor [persona non-grata].

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, ka pyetur Kim.

Lexo po ashtu Zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të Shqipërisë, sot nis fushata zgjedhore

Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë. /Telegrafi/