Site icon Telegrafi

Zgjedhjet do ti zhvendosin datat e provimit të maturës dhe testimit ekstern

Zgjedhjet do ti zhvendosin datat e dhënies së provimit të maturës shtetërore dhe testimit ekstern. Për afatet e reja, Qendra shtetërore e provimeve gojarisht i ka njoftuar shkollat para një jave. Do të ketë pasoja mbi tërë procesin, paralajmërojnë mësimdhënësit, bëri të ditur Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja kryesore për prolongimin e testimit ekstern janë zgjedhjet, ka konfirmuar drejtoresha e Qendrës shtetërore të provimeve, Mirushe Ameti. Testimi ekstern do të realizohet gjatë katër ditëve, respektivisht më 9, 10, 13 dhe 14 qershor. Bëhet fjalë për zhvendosje thuajse për një javë sepse deri më tani ky proces zhvillohej në periudhën prej 2 deri më 10 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version