Site icon Telegrafi

Zgjedhjet studentore në UKM, PRSD-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Çavkov

Partia e re Social-Demokrate e Maqedonisë (PRSD) konsideron se në zgjedhjet e djeshme për liderë të studentëve në UKM, ka ardhur deri te dhuna, vandalizmi, mbushja e kutive të votimit, nga ana e partisë në pushtet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se mbrëmë janë nënçmuar studentët dhe se është e palejueshme dhe skandaloze që policia e uniformuar dhe me mjete të blinduara, të ushtrojë dhunë ndaj studentëve, prandaj PRSD-ja kërkon dorëhqejën e menjëhershme të ministrit të punëve të brendshme, Mitko Çavkov./Telegrafi/

Exit mobile version