Zgjedhjet e 14 shkurtit në vend ndikuan që të ketë rritje të rasteve të të infektuarve me Covid-19, dhe shkelësit më të mëdhenj të masave antiCovid ishin pikërisht partitë politike dhe vet kandidatët për deputetë që kishin nxjerrë këto rekomandime për mbrojtjen e shëndetit publik.
Kështu u tha sot gjatë lansimit të punimit “Zgjedhje në kohë pandemie: Menaxhimi kundrejt Pasojave” nga Instituti Demokraci për zhvillim (D4D).
Si në çdo palë zgjedhje, edhe kësaj radhe Instituti D4D ka monitoruar me kujdes të shtuar të gjithë ciklin e procesit zgjedhor. Vëmendje më e madhe i është kushtuar edhe organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve nga institucionet përgjegjëse por edhe fushatës elektorale nga subjektet politike, marrë parasysh situatës së krijuar si shkak i pandemisë Covid-19.
Drejtues të këtij Instituti theksuan se qëllimi i këtij punimi është të ofrojë një pasqyrë për ndikimin e pandemisë Covid-19 në mbajtjen e zgjedhjeve, duke përfshirë rrezikun për përhapje të virusit.
Blerinë Ukshini, autore e punimit, Instituti D4D gjatë prezantimit të të gjeturave të punimit për zgjedhjet në kohë pandemie dhe masat që duhet të merren parasysh më shumë gjatë organizmit të zgjedhjeve lokale të cilat pritet të mbahen rreth muajit tetor.
Ukshini po ashtu tha se zgjedhjet e fundit kanë ndikuar në rritjen e të infektuarve me Covid-19, sidomos në rajonin e Prishtinës. Teksa tha se kjo dëshmon që fushata zgjedhore ka pasur një ndikim në rritjen e rasteve pozitive.
“Meqë ky vit do të jetë një vit zgjedhor, ndërsa sa i përket nivelit lokal dhe për këtë duhet të mobilizohemi më shumë dhe të shohim se ku duhet t’i forcojmë më shumë pikat ku në zgjedhjet që sa po i lamë pas ishin në mangësi. Qëllimi i këtij punimi është të ofroj një pasqyrë gjithashtu edhe sa i përket krahasimit me vendet e rajonit, duke iu referuar pikave të tyre më të forta se si ka qenë organizimi atje, si ka ndikuar rritja e rasteve, e po ashtu edhe me vendet e tjera të Evropës për të parë që në zgjedhjet e këtij viti të kemi një përparim edhe më të madh se sa në ato që i kishim. Në fund të punimit janë edhe rekomandimet, që përveç institucioneve shtetërore, gjithashtu iu rekomandohen edhe subjekteve politike që në të ardhmen këto zgjedhje luajtën një rol shumë të madh sa i përket përhapjes së pandemisë, duke mos i përfillur masat mbrojtëse kundër Covidit në fushatat e tyre elektorale…(20’50)Kjo ka ndikuar që të ketë një numër shumë të madh të të infektuarve në qytete të ndryshme. Gjithmonë rajoni i Prishtinës kryesisht prinë me numrin më të madh, por gjithashtu kemi edhe raste të tjera nëpër komuna të ndryshme që rastet kanë qenë pozitive”, theksoi Ukshini.
Ndërsa, Jacob Webber, zëvendës Ambasador në Kosovë, Ambasada e Britanisë së Madhe tha se fatkeqësisht veprimi i partive, kandidatëve dhe qytetarëve gjatë zgjedhjeve në Kosovë, pa dyshim për kundër masave antiCovid, ndikoi në rritjen e numrit të të infektuarve.
“Mbajtja e zgjedhjeve gjatë pandemisë ka qenë një sfidë e madhe jo vetëm për Kosovën, por për mbarë botën. Zgjedhjet e lira janë gjithmonë indikatorë të zhvillimit të demokracisë të një shteti, aq më tepër kur këto mbahen gjatë pandemisë siç është kjo tani Covid-19 po mbretëron më shumë se një vit. Procesi i mbajtjes së zgjedhjeve vështirësohet dhe kërkon një vigjilencë dhe mobilizim të gjithë mbarshëm. Për fat të keq sjellja e partive, kandidatëve dhe qytetarëve gjatë zgjedhjeve në Kosovë, pa dyshim për kundër masave antiCovid, solli një rritje të numrin të të infektuarve. Gjatë fushatës ne si ambasadë, ne po shprehnim shqetësimet tona sa i takon respektimit masave antiCovid”, theksoi ai.
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim tha se si rrjeti më i madh i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve, një pesë të konsiderueshme të angazhimit të saj për këtë proces, por edhe për dy proceset paraprake zgjedhore të mbajtura në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut ia ka kushtuar pikërisht çështjes së zhvillimit të procesit në përputhje me masat rekomanduese nga ana e institucioneve shëndetësore për luftimin e pandemisë.
“Zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe në Mitrovicën e Veriut ka qenë në fakt një këmban alarmi për të gjitha institucionet se sa vështirë i realizueshëm është procesi zgjedhor në kushte pandemie… sa i përket masave në zgjedhjet e fundit po të shihet procesi në tërësi… Vlen të përmendet fakti që shkelësit më të mëdhenj të këtyre masave kanë qenë pikërisht akterët e thirrur për t’i zbatuar ato e na raste të caktuar akterët të cilët i kanë nxjerrë këto rekomandime dhe këto masa”, tha Cakolli.
Rezarta Krasniqi drejtore ekzekutive në Institutin “D4D” theksoi se ky Institut ka traditë në vëzhgimin e të gjitha proceseve zgjedhore nga dita e shpalljes së tyre e deri në certifikimin e tyre. Por, kësaj radhe, ajo tha se i kanë kushtua vëmendje shumë të veçantë edhe menaxhimit të pandemisë, e cila është diçka e re në vendin tonë për të menaxhuar këtë situatë.
“Për ta analizuar këtë situatë ne kemi bërë një hulumtim i cili analizon vendet që kanë mbajtur zgjedhje para Kosovës, siç janë Maqedonia Veriore dhe shteti i Serbisë. Andaj, duke marrë edhe përvojën e shteteve fqinje dhe gjithashtu edhe të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kemi analizuar numrin rritje apo uljes të rasteve gjatë dhe pas procesit zgjedhor”, tha Krasniqi.
Punimi “Zgjedhje në kohë pandemie: Menaxhimi kundrejt Pasojave” përfshinë rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve si formë demokratike për qeverisje, praktikat nga shtetet e rajonit të cilat kanë mbajtur zgjedhjet në vitin 2020, si dhe analizimin e kapaciteteve të Kosovës për organizimin e tyre në kohë pandemie.