Site icon Telegrafi

Zgjedhjet presidenciale në Serbi, Vuçiq: Serbët do të votojnë në gjithë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për zgjedhjet presidenciale serbe, që mbahen në prill, ka thënë se do të mund të mund të votojnë edhe serbët në gjithë Kosovën.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se me Kosovën nuk ka bisedime.

“Ata nuk janë të interesuar për asgjë. Ata janë të interesuar vetëm t’i njohim si shtet të pavarur”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi

Më tej presidenti serb ka theksuar se serbët në veri të Kosovës do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Sipas tij, serbët do të votojnë në gjithë Kosovën.

“Shpresoj dikush do ta kuptojë se cilat do të ishin pasojat nëse kjo nuk do të ndodhë. Unë jam i vrenjtur dhe rrudh vetullat, por buzëqesh kur QUINT-i thotë se kanë lëshuar komunikatë, por Kurti nuk ka dashur t’i dëgjojë [lidhur me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë]”, ka thënë presidenti serb.

Më 15 janar të këtij viti, Kuvendi i Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin e mbajtjes së votimeve në Kosovë në referendumin e shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese, që u mbajt më 16 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version