Deri në orën 21:00, 80.09 për qind e vendvotimeve janë numëruar, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Kroaci.
Zoran Milanoviç ka 29.90 për qind të votave, Kolinda Grabar-Kitaroviç 27.24 për qind, Mirosllav Skoro ka 23.93 për qind, transmeton Telegrafi.
Sipas rezultateve të sondazhit të daljes, në zgjedhjet për të parin e shtetit prin Zoran Milanoviç me 29,90% të votave të fituara, pasuar nga presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç me 27,24%, Miroslav Shkoro 23,93%, Mislav Kolakushiq 5,88%, Dario Juriçan 4,07%, Dalia Oreshkoviç 2,86%, Ivan Pernar 2,47%, Katarina Peoviq 1,10%, Dejan Kovaç 0,94 %, Nedelko Babiq 0,21% dhe Anto Xhapiç me 0,317%.
Milanoviç ka qenë kryeministër i Kroacisë në vitet 2011-2016, ndërsa Kitaroviç u zgjodh presidente e vendit në vitin 2015. /Telegrafi/