Telegrafi

Zgjedhjet presidenciale, kërkohet rinumërim votash në shtetin ku fitoi Trump

Komisioni Zgjedhor në Winsconsin ka marrë një kërkesë për numërimin e votave në shtetin ku Donald Trump fitoi ngushtë.

Kërkesa është bërë nga Partia e Gjelbër e kandidatit presidencial Jill Stein. Ky i fundit është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërim të votave edhe në Michigan dhe Pensilvani, transmeton syri.

Shteti i Wisconsin ka 10 vota elektorale dhe një përmbysje e mundshme e rezultatit nuk do të ndikonte aspak në fitoren e Trump.