Site icon Telegrafi

Zgjedhjet po afrohen, OBRM-PDUKM-ja fillon me tribuna dhe tubime partiake

Zgjedhjet e 11 dhjetorit po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme, ndërsa partia qeverisëse nga fund java do të fillojë me mbledhje partiake dhe tribuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski thonë se fund java do të jetë për projekte reale dhe llogaritje.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, gjatë njoftimit për aktivitetet e partisë së tij OBRM-PDUKM në ditët e ardhëshme tha se përderisa kundërshtarët e tyre po merren me mënyrat e të menduarit se si t’i shmangin zgjedhjet apo si të vazhdojnë me destruksion të thellojnë krizën ata diskutojnë për problemet reale të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version