Telegrafi

Zgjedhjet parlamentare, voton gjenerata e luftës (Video)

Shumë nxënës që më 2017 kanë përfunduar shkollën e mesme, sivjet kanë të drejtë vote, në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, pasi që i kanë mbushur nga 18 vjet.

Valmir Elezi, nga Komisionit Qendror Zgjedhor ka thënë se numri i këtyre të rinjve të cilët kanë drejtë vote do të jetë goxha i madh.

Sipas Elezit, të drejtë vote kanë edhe ata që i mbushin 18 vjet në ditën e zgjedhjeve, por duhet të kenë me vete dokumente valide të Republikës së Kosovës. /Klan Kosova/