Është duke vazhduar votimi në të gjitha komunat në Kosovë për zgjedhjet parlamentare 2021. Përkundër motit të ftoftë, interesimi i qytetarëve për të votuar është mjaft i madh.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues, apo 8.3 % e votuesve.
Dalja më e madhe e votuesve është në komunën e Prishtinës, 10.28 %, pastaj komuna e Zveçanit 33.22 %, dhe Mitrovica Veriore, 26.29 %, transmeton Telegrafi.
Sipas KQZ-së, procesi i votimit është duke vazhduar normalisht kurse dalja më e madhe e votuesve deri në ora 11:00 është në komunat veriore.
Komuna e Prishtinës, 10.28 %, pastaj komuna e Zveçanit 33.22 %, dhe Mitrovica Veriore, 26.29 %, transmeton Telegrafi.Kurse, dalje më e vogël e qytetarëve në votime është vërejtur në komunën e Dragashit, 3.53 %, dhe në komunën e Drenasit, 5.12 %.
Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë deri në ora 19:00.
Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, ndërsa numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. /Telegrafi/